“9 vite pa njeriun e zemrës”/ Ja çfarë thotë Ana, vajza e Ziver Veizit që u v ra më 21 Janar

“Nuk mund të bëj fajtor asnjë emër të veçantë, do ta tregoj koha”, këto janë fjalët e Ana Veizit 9 vite pas 21 Janarit 2011, ku humbi të atin e saj Ziverin, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste asokohe në opozitë.

Advertisements

4 protestues humbën jetën gjatë një proteste të dhu nshme të organizuar përpara kryeministrisë, e drejtuar nga Edi Rama, sot kryeministër prej pothuajse 7 vitesh, por me një premtim të lënë rrugës për drejtësinë e kësaj ngjarjeje.

Protesta u organizua pas një videoje të publikuar nga ish-ministri tashmë i ndjerë Dritan Prifti me Ilir Metën, ku dyshohej se diskutohej mes të dyve për akte korruptive, akuza nga të cilat gjykata sot i ka nxjerrë të pastër.

Advertisements

E megjithatë, përveçse i pastër, dy vite më pas Ilir Meta dhe Edi Rama do të futeshin në marrëveshje qeverisëse, pak kohë pasi ky i fundit ishte përbetuar dhe mbi të ndjerët se nuk do të bënte kurrë marrëveshje me kryetarin e LSI-së.

“Në qoftë se pushteti me çdo kusht kërkon bashkëpunimin me çdo hajdut atëherë është një pushtet që nuk iu duhet shqiptarëve dhe nuk më intereson as mua dhe nuk përputhet gjëkundi me vizionin tim dhe të Partisë Socialiste”, do të shprehej Rama në 2012 dhe një vit më pas do të ulej në një qeveri me Metën, të cilit do t’i besonte dhe postin e kreut të Kuvendit për 4 vjet.

Por për t’u rikthyer te familjarët e të vr arëve, të cilët nuk kanë rreshtur kurrë së kërkuari drejtësi, pavarësisht se çështja është mbyllur me të akuzuar që janë gjetur fajtor për vr asje nga pakujdesia, dhe kanë marrë vetëm disa dë nime qesharake. Ana Veizi, e quajtur ndryshe dhe si vajza e 21 Janarit, në një komunikim me Faxëeb.al beson ende te drejtësia e re shqiptare, që ka nisur me ngritjen e SPAK, pavarësisht se shton që çështja tashmë është e hapur edhe në Strasburg.

“Pavarsisht se drejtësia mund të jetë vonuar unë perseri kam besim tek ajo, dhe akoma më shumë te Spak, besimi që çështja do të rihapet ka qenë gjithmonë, edhe pse çështja është e ndërlikuar, gjithsesi ne e kemi ende të hapur gjyqin në Strasburg…”, shprehet ajo.

Lidhur me pyetjen që ndoshta të vjen e para në mendje, nëse ndihen të zhgënjyer nga qeveria e Edi Ramës, që nuk iu ka mundësuar ende drejtësinë e premtuar, Ana mendon se çështja është shumë më komplekse sesa kaq.

“Nuk mund të them që ndihem e zhgënjyer nga qeveria Rama pasi siç e thashë më lart kjo është një cështje shumë më e ndërlikuar seç është treguar, kam qenë e informuar gjatë gjithë kohes për lëvizjet që janë bërë për zhvillimin e gjyqit, gjithashtu kemi kontakte të vazhdueshme me qeverinë për çdo hap që merret, ata po përpiqen për më të mirën në bashkpunim edhe me ne…”, thonë Ana Veizi, ndërkohë që nuk lë pa komentuar as gjyqtarët që dhanë vendimet për 21 Janarin.

“Përderisa Vetingu ka rrëzuar disa prej gjyqtarëve do të thotë që e kanë parë të përshtatshme për ta bërë, dhe detyrimisht para se të gjykohesh hetohesh, kështuqë edhe ata janë gjykuar për cështjet e tyre cilado qofshin ato, mendoj që cdo gjë behet me hapa të saktë dhe të menduar..drejtësia gjithmonë është e vështirë në çdo vend të botes por jo e pamundur”, shprehet optimiste 20-vjeçarja e cila po vazhdon rrugën e drejtësisë, në përpjekje për të qenë sa më afër sistemit, që në rastin e familjes së saj ka lënë vend për të dëshiruar.

Edhe pse kanë kaluar 9 vite pa të atin, dhembja për të vijon të jetë e madhe, ndërkohë që vazhdon studimet për Juridik në Fakultetin e Drejtësisë.

“Normalisht që 9 vjet pa njeriun e zemrës janë 9 vjet shume të vështira për mua edhe çdo familjar tjetër të 21-janarit, askush dhe asgjë nuk e zëvendëson mungesën e tyre, sa për atë që kam thënë unë vazhdoj ta mbështes, jam studente në shkollë të lartë, në vitin e dytë për degën Juridik.

Me të mbaruar shkollën normalisht do bëj pjesën time duke iu futur rrugës së drejtësisë, për të qenë një krah dhe mbështetje më shumë për njerëzit të cilët kanë nevojë për drejtësi”, tregon më tej Ana Veizi, që tregohet e rezervuar për tiu përgjigjur pyetjeve që lidhen me politikën në përgjithësi.E tillë ishte dhe mungesa e përgjigjes nga ana e saj, për pyetjen sesi ndihet që në Dibër, partia të cilës babai i saj i besonte dhe mbështeste, ka vendosur që të kandidojë një ish-gardist të 21 Janarit, siç ishte Agron Malaj. Padyshim dhimbja që familja e saj ka përjetuar shkon përtej çdo pushteti apo qendrimi politik dhe për Anën 20-vjeçare vendime të tilla shkojnë përtej mundësive të saj për të ndryshuar diçka.Për të katër vik timat e 21 Janarit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, gjykata ka akorduar një dëmshpërbim financiar, por për familjarët asnjë shumë financiare nuk mund të krahasohet me humbjen që ata kanë pësuar. Faxweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMot i kthjellët, por ja si pritet të ndryshojnë temperaturat
Artikulli tjetërPrekëse! Momenti kur presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova njoftoi se vuante nga kanceri(Video)