3 studentë do të kthehen nga Kina, Manastirlliu tregon çdo ndodhe me ta

Tre studentë shqiptare që studiojnë në Wuhan, në Kinë, po kthen në vend për shkak të virusit koronavirus që tashmë ka shkaktuar 106 vik tima.

Advertisements

Lajmin e dha dje Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku tha se mund të ketë dhe persona të tjerë që janë kthyer më herët nga Kina, duke qenë se kjo periudhë përkon me Vitin e Ri kinez.

“Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Dy raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore. Mund të ketë dhe të tjerë studentë që janë kthyer për shkak të vitit të ri Kinez.”

Advertisements

Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, sqaroi se studentet e kthyera do të duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë, sipas protokollit, për të siguruar që nëse kanë virurin koronavirus, ai të mos transmetohet:

“Ata mund të mos jenë të infektuar, por duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi.”

Pas bërjes së analizave, përgjigja nëse pacienti është i prekur me koronavirus apo jo merret brenda 24 orëve.

Deri në tani në Shqipëri nuk është hasur asnjë rast, ndërsa sipas të dhënave të ambasadës shqiptare në Kinë, aty gjenden rreth 400 shqiptarë, mes të cilëve 60 studentë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjeti të vde kur tre fëmijët, babai kthehet i sho kuar në shtëpi, dy shënimet që u gjetën në dhomë
Artikulli tjetërMeghan Markle kërcë nohet nga babai i saj, ja ç’ka ndërmend të bëjë