Vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së krahut të punës, Gjermania jep lajmin e madh

Sektori i ndërtimit në Gjermani po kalon vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së krahut të punës.

Advertisements

700 mijë apartamente janë porositur, por akoma nuk ka nisur ndërtimi për shkak se ka probleme me mungesën e punëtorëve.

Numri i banesave të reja është trefishuar që nga viti 2008, por numri i të punësuarve është rritur vetëm me 25 përqind gjatë kësaj periudhe.

Advertisements

Situata do bëhet edhe më e vështirë, për shkak se në fund të vitit që vjen do të skadojë edhe programi që u lejonte punëtorëve nga Ballkani Perëndimor që të aplikonin për vizë pune në Gjermani, me kusht që të kishin një kontratë pune.

Në total janë 50 mijë punëtorë nga vende si Shqipëria, të punësuar në industrinë e ndërtimit. Por Shoqata Gjermane e Ndërtuesve thotë se ky program jo vetëm duhet të shtyhet, por edhe duhet të rishikohet.

Drejtuesi i shoqatës, Felix Pakleppa tha se edhe ligji i ri për emigrimin e forcës punëtore nuk do e zgjidhë situatën. Kjo sepse në këtë ligj parashikohet emigracioni i krahut të kualifikuar të punës. Rregullorja e re parashikon se punëtorët e huaj duhet të kenë një arsim që korrespondon me nivelin e atij gjerman- ose të bëjnë një praktikë në Gjermani.

Por në rastin e sektorit të ndërtimit, kërkohen persona me aftësi të ulëta ose pa ndonjë kualifikim.

Ndërtuesit shohin edhe një tjetër problem, me kohën e gjatë të përpunimit të aplikimeve nga ambasadat gjermane. Këto ambasada mbingarkohen me aplikime për punë dhe ndonjëherë, koha e pritjes shkon deri në një vit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRenato Mekolli nuk qenka aq trim sa duket në kuzhinën e djallit, ja si i “dridhen” këmbët nga “sherri”(Video)
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja! Mediat në Kosovë: Ja si i ndanë ministritë VV dhe LDK