Një polic shqiptaro-amerikan mori vlerësime nga mediat amerikane pas asaj që bëri në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.
Advertisements
Qani Toro kishte në plan të bënte një vizitë të paralajmëruar për të surprizuar familjen e tij në Shqipëri.
Por tetë ditë përpara se të vinte për vizitë, mori një telefonatë nga mamaja e tij, Luljeta. Ajo ishte e shqetësuar, thotë Toro, një hetues kri mesh në Departamentin e Policisë së Miçiganit Lindor.
Advertisements
Toro tregon:
Kishte ndodhur një tërmet. Dritat kishin ikur. Ata nuk e hapnin dot derën”.
Prindërit e tij dhe vëllai jetojnë në qytetin e Durrësit.
Për fat ata janë gjallë, por në vend që të ktheheshin në shtëpi, ata zgjodhën të jetojnë në makinë. Në vend që të bënte pushime, për tre javë Toro ndihmoi të prekurit nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe Laç.
Ai foli me supervizorët në SHBA dhe ata u angazhuan për ndihmë. Departamenti mblodhi batanije, rroba dhe çanta me pajisje shpëtimi.
Toro personalisht i dhuroi ndihmat dhe disa zarfe me qindra dollarë për vik timat. Shumë prej këtyre parave ishin kursime të gruas së tij, e cila është zhvendosur nga Shqipëria në Miçigan në vitin 2014.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!