Vëllai i 19-vjeçares që vd iq 5 ditë pas dasmës kërc ënon kunatin: Siç iku motra ime, do të ikë dhe ai, nuk do ia …

Rezarta ishte martuar në fshatin Xhyrë të Librazhdit me Olsi Hajdarin, një javë më parë, por jeta e saj u ndërpre në mes në moshë të re për shkak të pakujdesisë.

Advertisements

Fillimisht u tha se çifti ishte vetëh elmuar me fost oksinë në dhomën e gjumit, ndërsa më pas rezulton që të jenë asfiksuar nga tymi i mangallit.

Ky fakt nuk pranohet nga familja e 19- vjeçares, të cilët dyshojnë se e kanë hel muar familjarët e bashkëshortit. Pas pretendimeve të tyre, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Mjekësia Ligjore ka dhënë një rezultat lidhur me vde kjen e 19-vjeçares. Vde kja e vajzës, sipas ekspertizës, rezulton të ketë ndodhur si pasojë e monoksidit të karbonit. Në këtë formë edhe mjekët kanë konfirmuar praninë e mangallit në dhomën, ku ishin mbyllur dyer e dritare.

Advertisements

VELLAI I NUSES

Vëllai i vik timës, Reshit Xibraku, është shprehur se kanë bërë një denoncim në Policinë e Elbasanit ndaj familjarëve të dhëndrit, Olsian Hajdarit. “Ne arsyen do ta gjejmë në Polici. Fola me Olsin në telefon dhe e pyeta si qe ngjarja. Ai thotë mangalli. Ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund. S’do t’i lë rehat. Siç iku motra ime në dhe, do ikë dhe ai! Ne dyshojmë se është v rasje”, është shprehur ai.

Po ashtu, edhe i ati dhe e ëma e Rezartës kanë dyshime të forta se vajza e tyre është hel muar dhe kërkojnë që Policia të zbardhë të vërtetën. Nga ana tjetër, edhe nëna e Olsianit kërkon që Policia të zbardhë të vërtetën, pasi dy familjet po futen në një konflikt që mund të marrë jetë të tjera më pas.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 dhjetor. Çifti Rezarta dhe Olsian Hajdari u gjetën pa ndjenja në dhomën martesore nga nëna e dhëndrit. Nusja 19-vjeçare u gjet e pajetë, ndërsa bashkëshorti i saj në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërkohë, ditën e ngjarjes, fqinjët e familjes Hajdari në fshatin Xhyrë të Librazhdit, janë shprehur se çifti ishte martuar me dashuri dhe kishin rreth një vit që ishin fejuar

“Dëgjuam se nëna e Olsit ka shqyer derën e dhomës pasi i ka thërritur disa herë që të dalin nga dhoma. Por më pas ajo ka dyshuar se diçka ka ndodhur për shkak se asnjë nga fëmijët nuk i është përgjigjur dhe ka shqyer derën e dhomës së tyre”, treguan kështu banorët e zonës së thellë të Xhyrës.

Flet dhëndri: Morëm mangall për t’u ngrohur në dhomë

Bashkëshorti i 19-vjeçares, pasi ka dalë nga Spitali i Elbasanit, ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja. Ai arriti të shpëtonte, ndërsa gjendja shëndetësore është e mirë. Por si humbi jetën Rezarta, bashkëshortja e tij pak ditë pas martesës? Kësaj pyetje, Olsiani i është përgjigjur duke thënë se kishin marrë një mangall me zjarr dhe e kishin futur në dhomë për t’u ngrohur. “Nuk mbaj mend asgjë fare. Nuk mbaj mend si më çuan në spital dhe kush më çoi. Jam përmendur vetëm në spital. Me Rezartën kam dy vjet. Tani bëmë edhe dasmën. Fiks mbrëmë një javë kemi pasur ceremoninë. Që nusja nuk jetonte më, e mora vesh në spital, më tha xhaxhai”, ka treguar ai.

Nga hetimet, ka rezultuar se dhoma ka pasur derë e dritare të mbyllur, e dyshohet që çifti të jenë asfiksuar. E para që ngriti dyshime se diçka nuk shkonte me ta ishte nëna e Olsian Hajdarit, që i ka shkuar në dhomë pasi askush nuk po dilte edhe pse kishte kaluar mëngjesi. Nusja kishte ndërruar jetë, ndërsa Olsiani ishte në gjendje të rëndë teksa i dilte shkumë nga goja. Me çlirimin e gazit dhe tharjen e ajrit si pasojë e mungesës së oksigjenit, trupi bie dalë ngadalë në gjumë pa pasur asnjë mundësi reagimi.

PANORAMA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTahirsylaj: Po vjen dimri i vërtetë, borë dhe temperatura deri ne -20 gradë
Artikulli tjetër“Çadra mbushet me ujë, e kemi rrethuar me batanije”/ Banori i lutet qeverisë: Vajzën e kam sëmurë me ilaçe, më ndërtoni shtëpinë