Vangjush Dako ‘udhëheq’ sërish PS-në e Durrësit? Ja ku u fotografua sot ish-kryebashkiaku

Edhe pse është larguar zyrtarisht nga drejtimi i strukturave të Partisë Socialiste në Durrës, Vangjush Dako duket se ‘de facto’ vijon ta mbajë atë rol.

Advertisements

Kjo është vënë re edhe në vizitën që zyrtarët socialistë zhvilluan sot në Kishën Ortodokse në Durrës, me rastin e Krishtlindjes.

Dako ishte në krye të grupit të përbërë nga deputetët socialistë, kryetari i këshillit të Qarkut dhe prefekti.

Advertisements

Në takim mungoi Zhyljen Varfaj, i cili është zgjedhur kryebashkiak i Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Vangjush Dako u pa në krah të kryeministrit Edi Rama, në disa raste, edhe gjatë ditëve të pas-tërmetit kur vazhdonin përpjekjet për nxjerrjen e trupave nga rrë nojat e ndërtesave të shembura. TCH

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDegjeneron keq she rri mes biznesmenit g ay dhe Robert Berishës: E ka fiksim mikrofonin në gojë(Foto)
Artikulli tjetër‘Si të festoj sot kur engjëllin tim ma mori tërmeti…’, Vesa Luma preket nga mesazhi që i dërgon fansja(Foto)