Ulen ndjeshëm temperaturat, ja zonat ku priten reshje shiu dhe bore

Sipas MeteoAlb: Edhe këtë te marte mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë me vranësira dhe reshje në të gjithë vendin, ku në zonat malore do të ketë rreshje dëbore.

Advertisements

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të kushteve të motit në zonat e ulta por reshjet vijojne në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por do të pësojnë rënie të lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 15°C.

Advertisements

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Vendet e Rajonit paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Po ashtu kushtet atmosferike të paqëndrueshme do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke diktuar mot me vranësira dhe shira.

Por në vendet e Europës veriore dhe lindore do të ketë reshje të dendura dëbore, ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Gadishullin Iberik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlane për nesër? Mos nxitoni, ja ç’thonë sinoptikanët
Artikulli tjetërRama ‘nuk i ndahet’ fjalëve TË SHENJTA edhe këtë mëngjes, ja “lutja” me të cilën e nisi ditën (FOTO)