Top Channel nxori sot lajmin se shef Renato do largohet nga Hell’s Kitchen Albania 2 dhe në vend të tij do jetë Alsi Sinanaj.
Advertisements
Lajmi u shoqërua edhe me foton e shefit simpatik që do zëvendësojë shef Renaton.
Por dritare.net mëson se kjo nuk do të ndodhë. Është një lojë e produksionit për të tërhequr shikues këtë edicion pas tërmetit, kur publiku është ende i përgjumur nga trauma e një jave programacioni plot lajme që na shkundën po aq sa tërmeti. Kështuqë rrini të qetë, Shef Renato nuk ikën.
Advertisements
Dhe ne dyshuam që ishte lajm i vërtetë, por e kuptuam shpejt , që megjithëse bëri shumë bujë, nuk është i vërtetë. Se po të qe, Top Channel nuk e bënte lajm, siç nuk bën kurrë për ata që i ikin./dritare.net
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!