Një foshnje që lindi para kohe dhe u gjet e va rrosur në një tenxhere balte tani është rikuperuar plotësisht.
Advertisements
Ajo u dërgua në spital në gjendje kritike. Vajza vuante nga septicemi dhe kishte numër të ulët të trombociteve kur u gjet në mes të tetorit.
Tani vajza ka fituar peshë, frymëmarrja ju është rregulluar dhe numrin trombociteve e ka normal, tha pediatri i saj Ravi Khanna për BBC.
Advertisements
Prindërit e saj nuk janë gjetur ende dhe ajo jepet për birësim në momentin që gjendja e saj do të bëhet më mirë.
Tani për tani, ajo është nën kujdestarinë e autoriteteve të mirëqenies së fëmijëve në rrethin Bareilly, në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Foshnja u gjet aksidentalisht nga një fshatar që po var roste vajzën e tij. Në përgjithësi hinduistët i djegin trupat e të vde kurve, por foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh va r rosen.
Fshatari tha se kishte gërmuar rreth 90 cm nën sipërfaqe kur lopata e tij god iti enën prej balte dhe ai dëgjoi një fëmijë duke qarë.
Kur nxori tenxheren, gjeti një foshnjë në të.
Fillimisht vajza u dërgua në spitalin e qeverisjes vendore, por, dy ditë më vonë, u transferua në spitalin pediatrik të Khanna, që ka kushte më të mira.
Mjekët thanë se ajo lindi para kohe, ndoshta 30 javëshe dhe peshonte vetëm 1.1 kg kur u dërgua në spital.
Dhe të martën kur u peshua rezultoi 2.57 kg dhe është plotësisht e shëndetshme.Ora News.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!