“Turp, agronome që vlerëson artin”, Gena bën për një lek Mikaelën që i preu rrugën Elvanës drejt fitores

Këngëtari shqiptar Gena Lito ka komentuar vlerësimin që njëra nga juristët shqitare dha për perfomrancën dhe këngën e Elvana Gjatës, në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSh.

Advertisements

Në një postim në Instagram, Gena e quan një turp vlerësimin e Mikaela Mingës, për të cilën shprehet se ka mbaruar shkollë për agronomi dhe nuk mudn të vlerësojë artin dhe këngëtarët.

“Ska mundësi që kjo zonja e nderuar të ketë të bëj me muzikën, mesa kuptova kjo ka kryer shkollë për agronome, turp që këta njerëz zgjidhen dhe vlerësojnë artiste dhe muzikën…. Turp,”– shkruan ai.

Advertisements

Ndërsa në një tjetër postim, Lito shkruan se regjia i ka ndërprerë komunikimin dhe që herë pas here i kanë shkëputur kufjet.

“Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga!
Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi…
Po nuk ndodhi ashtu….

Probleme te jashtzakonshme teknike…Probleme qe nisen qe ne prova por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti!
Dua te ndaj me ju nje shqetesim…

Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim!

Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit…
Megjithate jeta vazhdon..
Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!”- shkruan këngëatri më tej.

Tre ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Ndarja e çmimeve është pasuar me shumë polemika, duke ndarë njerëzit në grupe: Në ata që mendojnë se fitoren e meritonte Elvana dhe pjesa tjetër që ngulmon në talentin e Arilenës. Përçarje u përfol të ektë pasur edhe mes vetë organizatoreve të këtij festivasli, dy aleateve të ngushta, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërplasjet me Ramën/ Haradinaj u kërkon falje shqiptarëve, por ja cfarë thotë për Qeverinë
Artikulli tjetërDetaje te reja nga vr asja e shqiptarit në Itali, plu mbi fillimisht e go diti në sqetull me pas i kaloi…