Supozohej të ishte një ndër objektet më të sigurta në qytetin bregdetar, pasi aty strehoheshin personazhe të njohura të viteve `80, por pallati 5-katësh që ndodhet në qendër të Durrësit është dëmtuar rëndë nga tërmeti.
Advertisements
Ai ndodhet në Rrugën Tregtare dhe është shpallur i pabanueshëm, pasi ka pësuar dëmtime në strukturë dhe fasadë.
Mësohet se pallati që do të shembet është ndërtuar në vitet ’80 dhe nga tërmeti i fundit pësoi dëmtime të konsiderueshme, duke u shpallur i pabanueshëm.
Advertisements
Në këtë pallat kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori Fadil Hasa, por edhe drejtues institucionesh të asaj kohe, hetues dhe prokurorë.
Ky pallat konsiderohej më i miri dhe më luksozi në ato vite, për vetë planimetrinë e brendshme, ku kishte një hapësirë të konsiderueshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!