Tërmeti e la pa shtëpi, mesfushori tregon tme rrin: Një pamje që s’do ta harroj kurrë, ulë rimat

Arbër Çyrbja, një nga lojtarët që ka luajtur në Superiore me disa skuadra të njohura, ku bie në sy Teuta dhe Kukësi, ka qenë një nga ata që kanë vuajtur nga afër pasojat e tërmetit të rëndë të datës 26 nëntor.

Advertisements

Shtëpia e tij në Durrës ka marrë dëmtime të shumta dhe mesfushori bashkë me familjen është larguar prej saj që pas mëngjesit të tm errit, pasi ajo tashmë është bërë e pabanueshme. Çybrja, në një prononcim për “Panorama Sport”, tregon momentin e vështirë që po kalon, por flet dhe për Teutën, ku beson se ndaj Skënderbeut ekipi durrsak do të kthehet te suksesi.

Arbër si e përjetuat tërmetin, pasi ju keni qenë nga më të prekurit?

Advertisements

Çfarë të them, kemi përjetuar tm err. Por, duhet thënë shyqyr që jemi mirë si familje. Shpresoj që instancat përkatëse të na gjejnë një zgjidhje, sepse bëhet fjalë për shtëpinë ku fusim kokën. Nuk di ç’të them, s’jemi në terezi. Atë mbrëmje, unë dola me shpejtësi pas tërmetit dhe më pas qëndrova jashtë. Duket si një ëndërr e keqe ajo që ndodhi. Ajo që pamë ishte sikur të kishte rënë një bombë. Kudo kishte pluhur dhe njerëz që vraponin dhe u lërinin. Diku kam parë një pamje që nuk do ta harroj kurrë, e cila më tronditi. Kudo kishte shka tërrim dhe rrënoja, gjithçka që mund të dëgjoje ishin zëra dhe të qara nga njerëz që po kërkonin për familjarët e tyre.

Keni një mesazh për qytetarët e Durrësit?

Në këto momente tra gjike, mbështetja duhet të jetë nga të gjithë për vëllezërit dhe motrat tona që u godi tën nga tërmeti kata strofik. Duhet të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar, pasi vetëm kështu do të arrijmë që ta kalojmë ketë momente të vështirë. Zoti i bekoftë të gjithë!

Pas tërmetit kampionati u ndërpre. Ju penalizoi apo ju erdhi në ndihmë?

Në fakt, na shërbeu për disa lojtarë që kishin probleme fizike, flas edhe për veten. Personalisht, mendoj se me situatën që u krijuar ishte gjeja më e mirë e mundshme ndalesa e kampionati. Tani kemi hyrë në një ritëm të mirë, megjithatë do të mundohem që të jemi në formë deri ditën e ndeshjes, dhe është mirë të marrim anën pozitive, ku na janë kthyer disa lojtarë që kanë pasur probleme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDel hapur kundër inxhinieres Bozo, ish-zv.kryeministri: Profesoreshë, i vetmi pallat që shkatërroi tërmeti, është ‘yti’ (DEKLARATA)
Artikulli tjetërE rëndë në Vlorë, gjendet e paje të në kasolle 39 vjeçarja, detajet e para