Presidenti i Serbisë, Aleskandër Vuçiç deklaroi se qeveria e Serbisë do të miratojë ditët në vijim një vendim për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i tm errshëm i 26 nëntorit.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij në takimin e “Mini-Shengenit” në Tiranë, Vuçiç ka deklaruar se qeverisë e Serbisë do të jetë një ndër donatorët më të rëndësishëm që do i vij në ndihmë Shqipërisë për zonat e prekura nga tërmeti.
“Qeveria e Serbisë do marrë të hënën një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënënëse parash Shqipërinë dhe besoj se do jemi një nga 2- 3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri”.
Advertisements
“Ajo që ka rëndësi është që diskutimet tona janë për intensifikimin e marrëdhënieve, kjo nënkupton që njësitë tona të emergjencës së shpëtimit do bashkëpunojnë më afër kur një tra gjedi të god asë një nga vendet dhe autoritetet e vendeve respektive që goditen ndoshta nga tërmeti apo permby tjet do diskutohet më tej…si do zhvillojmë tregtinë më tej, më duket sikur kemi marr vendime të rëndësishme.
Iniciativa ka për gjithë rajonin rëndësi se nënkupton që ne do vijojmë të ndërtojmë lehtësojmë procedura, do kemi më shumë korsi në këto pika kalimi kufitare, më shumë hapësira për kamionët e maunet që mos rrinë më 5-6 orë, të zbatojmë marrëveshjen e operatorëve të autorizuar, do nënshrkuajmë me Shqipërinë qodftë në mënyrë dypalëshe, që kompanitë të kenë mundësi t’i kalojnë më lehtë kamionët. Kjo do përmirësojë standaret e jetës së qytetarëve tanë, do përpiqemi të krijojmë një treg të përbashkët pune që nënkupton një nivel më të lartë tërheqje për investuesit e huaj, pra që ata qe duan te investojne thjesht të aplikojnë e të marrin leje të përhershme pune në Shqipëri e njetja gjë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut apo Serbi”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!