Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka folur lidhur me mënyrën e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Advertisements
Në fjalën e tij, numri një i maxhornacës tha se do t’u bëhet thirrje gjithë personave që kanë apartmente stok që t’i shesin sipas çmimeve të tregut dhe atij tavan që do të vendoset nga qeveria.
“Dje ka arritur në 92% shifra e qerave për banorët e prekur në bashkinë e Tiranës. Duhet të konkludojmë edhe me Vorën e Durrësit për shkak të mungesës së apartamenteve. Ndërkohë po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve. Çështje pak ditësh, është e rëndësishme që të informohet publiku. Do të bëjmë thirrje për ata që kanë apartamente stok por me një çmim të ulët. Ata duhet ta dinë që nuk është rasti për të bërë pazar. Nëse marrim çmimin sipas tavanit që do të përcaktojmë sipas çmimeve të tregut. Në rast se do ta marrim brenda tavanit do të proçedojmë ndryshe jo sepse nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave,“-tha kryeministri Rama.
Advertisements
Pjesë nga fjala e Ramës:
Dje ka arritur në 92% shifra e qerave për banorët e prekur në bashkinë e Tiranës. Duhet të konkludojmë edhe me Vorën e Durrësit për shkak të mungesës së apartamenteve. Ndërkohë po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve. Çështje pak ditësh, është e rëndësishme që të informohet publiku. Do të bëjmë thirrje për ata që kanë apartamente stok por me një çmim të ulët. Ata duhet ta dinë që nuk është rasti për të bërë pazar.
Nëse marrim çmimin sipas tavanit që do të përcaktojmë sipas çmimeve të tregut. Në rast se do ta marrim brenda tavanit do të proçedojmë ndryshe jo sepse nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave.Aktualisht kemi një terren 103 grupe inspektimi në të treja qarqet e prekura dhe kemi një numër të konsiderueshëm grupesh të ekspertëve të huaj që mbështesin ekspertimet. Dua të qëndroj tek nevoja e planit të veprimit për shembjet. Janë 33 objekte të shembura, 5 në proces. Vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut. Nuk mund të vazhdojë gjatë kjo histori.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!