Sot feston ditëlindjen, Tayna dhe shoqet e saj e “djegin” deri në orët e para të mëngjesit(Video)

Doruntina Shala ose siç e njohim të gjithë Tayna, reperja shumë e dashur për publikun shqiptar, ka festuar ditëlindjen, të cilën e ka më 14 dhjetor dhe ka mbushur 23 vjeç.

Advertisements

Reperja ditën e saj speciale e ka pritur mes mikeshave dhe ndodhej në qytetin e Tiranës.

Tayna ka marrë surpriza të shumta nga mikeshat e saja më të afërta, ku një ndër dhuratat ishte një tortë më formën e kurorës.

Advertisements

“E gëzofsha ditëlindjen”- shkruan Tayna në një video, ku tregon një buqetë me lule ku ishte shkruar emri i saj dhe në tortën me formën e kurorës.

Reperja në videot e postuara ka treguar se festa me vajzat ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Në një video reperja shfaqet duke derdhur një shampanjë.

Mikeshat kanë kërcyer e pirë së bashku, duke krijuar një natë të paharrueshme per Taynën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama sherr në Laç me banoren: Mos ki merak, muhabet kot, shkoni nxirrini jashtë, ça vera-molla thua(Video)
Artikulli tjetërKonferencë e Jashtëzakonshme / Shtohet numri i te arrestuarve në Durrës, mes tyre zyrtarë, pronarë, ndërtues, specialistë e hartues projektesh (EMRAT)