Futbollisti i Manchester United, Jesse Lingard, është bërë së fundmi protagonist jashtë fushe, madje në një video skandaloze të publikuar nga vetë ai.
Advertisements
Futbollisti anglez po kalonte pushimet në Majemi të SHBA-së bashkë me shokun e skuadrës Markus Rashford dhe Lingard ka postuar një video me fjalë të pista, madje njëri prej shokëve të tij imitonte sikur kryente marrë dhënie se ksuale.
Vetë Lingard këmbëngul se nuk kishte për qëllim ta shpërndante videon për të gjitha fansat e tij, por ta shkëmbente me njërin prej miqve të tij.
Advertisements
Ai sqaroi:
Ishte një gabim nga ana ime. Kam shumë ndjekës të rinj dhe nuk do të doja kurrë t’i ofendoja qëllimisht. Ishte një aksident. Doja t’ia dërgoja privatisht njërit prej miqve të mi. Isha në avion kur po prisja të nisesha. Dikush nga klubi më kërkoi ta fshija videon. Kur e kuptova se çfarë kisha bërë, zemra ime u zhyt në stomak. Thashë me vete: ‘Mora fund te Junajtid. Kjo ishte hera e fundit’’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!