Si do të jetë moti ditën e sotme, ja qytetet ku do ketë shi

Sipas MeteoAlb: Mot i vranët dhe intervale kthjellimesh dominojnë në vend. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat Veriore-Jugore.

Advertisements

Por pasditja dhe orët e mbrëmjes dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore por vranësira dhe shira do të ketë në skajin verior dhe jugor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat e mëngjesit POR rriten lehtë në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 0°C deri në 17°C.

Advertisements

Era do të fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama me “urdhër të prerë” : Brenda ditës, lista e ndërtuesve të pallateve të dëmtuara në Durrës, të paraqiten urgjent dhe …
Artikulli tjetërPension per gjithë jetën, Rama: Ja kush përfiton. Për këta, sistemimi në shtëpi të reja brenda 15 dhjetorit