Shkrumbohet furgoni i Policisë përpara Bashkisë Kamëz(Video)

Mëngjesin e sotëm dy automjete u dogjën përpara godinës së Bashkisë së Kamzës.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se flakët kanë shkrumbuar një mjet ‘’Smart” si dhe një furgon që është në pronësi të Policisë Bashkiake.

Dyshohet se shkak për djegien e makinave është bërë një defekt teknik që ka pasur makina ‘’smart”, që ka çuar më pas dhe në përplasjen e flakëve.

Advertisements

Kjo ngjarje ka shkaktuar trafik në Bulevardin kryesor të Kamzës.

Informacion Paraprak

Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.

Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTentoi të vr iste një person, shpallet në kërkim punonjësi i Gardës(Emri)
Artikulli tjetërDegjeneron keq she rri mes biznesmenit g ay dhe Robert Berishës: E ka fiksim mikrofonin në gojë(Foto)