Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Arbrit. 70 kilometrat e Rrugës së Arbrit do të kushtojnë rreth 240 milionë euro. Ajo nis në lindje të Tiranës dhe përfundon pranë Peshkopisë. Janë parashikuar dhe dy degëzime, njëri në Klos dhe tjetri lidh segmentin e fundin me Maqellarën dhe doganën me Maqedoninë.
Advertisements
Koha e udhëtimit do te jetë jo më shumë se një orë, nga 4 që duhen aktualisht për të lidhur kryeqytetin me Dibrën. Përveç ndërtimit, koncesioni 13-vjeçar parashikon dhe mirëmbajtje të rrugës.
Në fotot e mëposhtme shihni pamjet e mrekullueshme nga rruga e Arbrit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!