Vetëm pak ditë më parë, Bes Kallaku, ka shfaqur në kinema filmin e tij të parë, “Falco”. Aventura e heroit të filmit zë fill tek fakti se nga personazh i famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një ditë e sheh veten deputet të parlamentit shqiptar.
Advertisements
Pjesë e këtij filmi janë shumë emra të njohur të ekranit shqiptar, ku mund të përmendim aktoren e njohur, Bleona Qereti.
Mëngjesin e sotëm, Besi ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli rreth filmit “Falco”. Gjatë bisedës në studio, ai u pyet menjëherë edhe për pagesën që ka marrë pikërisht Bleona.
Advertisements
“Filmi ka pasur një buxhet të konsiderueshëm. Secili ka qenë i kënaqur me pagesën që ka marrë”, u përgjigj ai.
Ndërsa pyetjes nëse ka mbetur e kënaqur këngëtarja nga kjo pagesë, Besi i është përgjigjur me humor: “Bleonës sikur edhe 10 milionë dollarë t’i japësh nuk kënaqet”. “Bleona ka një tip që e kënaqin vetëm lekët, por kënaqet nga puna që bën dhe me njerëzit që bashkëpunon. Plus që ka qenë shumë e gatshme, thjesht fakti që ka qenë produksion shqiptar”, shtoi më pas aktori i njohur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!