Rrëfimi prekës i zjarrëfikësit italian: Gruaja kishte pranë fëmijën e vd ekur, kur e përshëndeta ajo kishte shikimin sikur unë isha

jesëtarët e ekipeve italiane të emergjencës që ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri janë rikthyer tashmë në vendin e tyre.

Advertisements

Për mediat italiane ata rrëfejnë ky ishte një prej operacioneve më të vështira ku kanë marrë pjesë dhe ku shiheshin si heronj.

“Na u desh të bëheshim njësh me rrënojat. Pata kontakt direkt me një person, një grua që ndër të tjera kishte pranë fëmijën e saj fatkeqësisht të vd ekur. Kujtoj shikimin e saj. Kur e përshëndeta kishte shikimin e një personi qëëë …. (preket) nënkuptonte se ndoshta isha shpresa e saj e fundit”, thotë një zjarrfikës.

Advertisements

E kanë përjetuar aq shumë këtë operacion që në pak ditë i bëri të ndjehen si në shtëpi. “Interesant është fakti se kur mbyllëm operacionet e emergjencës u përqafuam sikur të kishim qenë miq e vëllezër gjithë jetën“, tregon një tjetër.

Për repartin e Leçes, ndërhyrja në Shqipëri ishte e para jashtë vendit. “Bëmë një gjë që s’kishte ndodhur ndonjëherë në trupën kombëtare. Dërguam 200 njësi italiane dhe ngritëm një bazë brenda 24 orëve në një tokë të huaj me gjithë problematikat që një situatë e tillë mund të përmbajë”, rrëfeu një tjetër zjarrfikës.

Angazhimi i italianëve në Shqipëri zgjati 6 ditë./Tvklan

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Me thoshte babi kur do vish”/ Historia rrë qethëse e familjes Vata, si iu rikthyen tërmetit vde kjeprurës
Artikulli tjetër“Mami po fle këtu pranë teje”…Letra prekëse për 8-vjeçaren që humbi jetën nën rrënoja