Renato Mekolli flet për herë të parë parë pas largimit nga ‘Hell’s Kitchen’: Disa mbase do gëzohen e disa te tjerë(FOTO)

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se shefi i njohur, Renato Mekolli është larguar nga emisioni Hell’s Kitchen, ku sipas njoftimit që kishte bërë scenaristja e emisionit, Mekolli është larguar për arsyet e tij nga Top Channel.

Advertisements

Ndërsa vetëm pak orë më pas, Renato ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku flet për largimin e tij.

Në një sfond të zi dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ai jep një mesazh pas largimit nga Hell’s Kitchen.

Advertisements

“Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet… Fund…”-shkruan ai.

E më pas Renato pas këtij statusi ka publikuar edhe këngën fituese të Flor Mumajesit “PLAS”, ku mbi të shkruan vetëm një pjesë të tekstit: S’kena me u pa mo bashkë.

Megjithatë akoma mbetet për t’u parë, në një reagim më të plotë të Mekollit, pasi në këto reagime lë të kuptohet se akoma s’ka marrë fund gjithçka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërsëri tërmet në vend, ja ku ishte epiqëndra dhe magnituda
Artikulli tjetërTërmeti i fortë shkund Greqinë!