Rama video-mesazh para nisjes për në Samitin e NATO-s: U jep lajmin e madh të prekurve nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh para nisjes për në Samitin e NATO-s, në Londër.

Advertisements

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Rama iu bën thirrje shqiptarëve të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë, pasi do vijojë gjithçka në terren si ditët e mëparshme.

Më tej, kreu i qeverisë thekson se nuk do të flejë gjumë, deri sa të mbulojë me strege nevojtarin e fundit dhe të përfundojë programin e ringritjes.

Advertisements

“Nesër pasdite do të nisem për Tiranë, por me një ndalesë, pasi do jem në një intervistë në “Porta-Porta”, në Romë. Pastaj do kthehem në Tiranë, ku do jem në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur për ju. Asnjë merak për këto 24 orë, sepse do jemi në komunikim dhe në terren gjithçka do të vazhdojë po njëlloj, sipas planit.

Hotelet do presin qytetarët që lëvizin nga zonat urbane, ndërsa ata që nuk lëvizin dot nga toka, do vijojmë t’i pajisim me çadra. Ne nuk kemi ndërmend të flemë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit dhe pa përfunduar për të gjithë programin e rindërtimit, në një banesë më të mirë se ajo që kishit. Ju lutem, sa më pak televizor, hiç portale. Siç thotë një shprehje popullore “Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë, por të ringrihesh pasi rrëzohesh”. Shqipëria e pl agosur kaq keq do ringrihet më fort”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë sht ëna me ar më zjarri/ Ja kush është i pla gosuri, detajet
Artikulli tjetër‘Ia dogjën makinën në garazh’, banori i Yzberishtit nxehet keq: Zbritëm me litar, çuni u tm erru, e kam blerë me gj ak, pronari të më japë hyrje 25 mijë euro (VIDEO)