Presidentit Ilir Meta i kerkohet nga kryeministri Edi Rama te emeroje nje minister te ri ne kabinetin qeveritar, i cili do te merret me procesin e rindertimit pas demeve te shkaktuara nga termeti i 26 nentorit.
Advertisements
Propozimi i eshte derguar Presidentit Meta nga kryeministri i cili e ka postuar dokumentin ne Twitter. Ne nje postim bashkengjitur kerkeses, Rama shkruan se tani i eshte hapur nje vend një ministri që do jete “i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”.
Emri qe propozon Rama per kete ministri eshte ai i Arben Ahmetajt.
Advertisements
POSTIMI I PLOTE I RAMES:
Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!