Rama po mbante “fjalim”, vogëlushja ia nis të këndojë, epik reagimi i kryeministrit(Video)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku vizitoi dy komplekse turistike ku janë zhvendosur disa familje që u larguan nga banesat e tyre për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Advertisements

Në këto hotele janë ngritur edhe disa klasa për fëmijët e vegjël. Gjatë vizitës në një klasë parashkollore, Rama këndoi sëbashku me fëmijët dy këngë, “Ty flamur të duam shumë” dhe “Viti i ri”, tha Rama.

Pasi këndimi përfundoi, Rama nisi të mbante një fjalim, por një vogëlushe i shkriu të gjithë së qeshuri pasi vazhdoi të këndonte. “Ti qenke soliste, ti nuk e dashke korin”, i tha kryeministri.

Advertisements

“Flamurin kuq e zi në zemër, Vitin e ri në mendje dhe të gjithë bashkë me këngë e me valle për Vit të ri”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Çadra mbushet me ujë, e kemi rrethuar me batanije”/ Banori i lutet qeverisë: Vajzën e kam sëmurë me ilaçe, më ndërtoni shtëpinë
Artikulli tjetërKur Rama i ‘donte’ gazetarët: Pa “Koha Jonë”, s’do na njihte njeri as në lagje(Video)