Rama kritikon Kosovën në sy të Vuçiç: Po i bëni dëm vetes, pla gët nuk kurohen me helm

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Kosovën, për refuzimin për të marrë pjesë në Samitin e Minishengenit.

Advertisements

Pasi i falenderoi për ndihmën gjatë kohës së tërmetit, në krah të Vuçiç, Zaev dhe Gjukanoviç, kryeministri Rama tha se Kosova po i bën dëm vetës, duke u vetëizoluar.

”Jemi të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë për fëmijët tanë. Dua të falenderoj BE dhe DASH që e mbështesin këtë process (minishengenin). Nuk do të lodhem së përsërituri, kjo nismë nuk është përjashtuese, është gjithpërfshirë dhe pa kushte. I kemi ftuar edhe në Tiranë të gjithë. Për mua, refuzimi i përsëritur i Kosovës është I pakuptueshëm dhe i dëmshmë për vetë Kosovën. Ne jemi këtu për të ndërtuar urën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ky process është në konferencë të plotë me ambicien e çdo vendi për t’u bërë pjesë e BE. Pl aget e të shkuarës nuk kurohen me he lm dhe acid, por me ilaçe”, tha Rama.

Advertisements

Kryeministri pati edhe një mesazh të qartë, nisma nuk ndalet, pavarësisht protestave dhe kundërshtive.

“Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje që janë bërë më parë. Vetëpërjashtimi, vetëizolimi dhe mbyllja nuk ka mbjellë kurrë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Blindohet’ Durrësi, si u ruajtën me masa të rrepta sigurie liderët e rajonit(Video)
Artikulli tjetërTërmeti, Aleksandër Vuçiç: Qeveria e Serbisë do miratojë fondin për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë(Video)