Gazetari Peter Tiede, i cili u bë i njohur për shqiptarët pasi publikoi përgjimet e bujshme në median gjermane “Bild”, është rikthyer sot nëpërmjet njëmesazhi për kryeministrin Edi Rama.
Advertisements
Tiede, i cili nxorri përgjimet e vjed hjes së votive në Dibër, e njohur si “Dosja 184”, ka komentuar në një status të publikuar nga përfqësuesi i përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.
Ndër të tjera, gazetari gjerman shkruan se Rama është armik i medias së lirë, dhe po bën në Shqipëri atë që është përpjekur të bëjë edhe me vetë Tiede, për të cilin është shprehur se është blerë nga opozita.
Advertisements
“Vërtetë besoni tek Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një ar mik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun,”- shkruan Peter Tiede.
Desir, zyrtari i OSBE tha se ligji i propozuar nga Rama për paketën anti-shpifje është konsultuar me ndërkombëtarët dhe se janë nën vëzhgim të saj.
A
Paketa anti-shpifje u miratua me 82 vota pro në seancën maratonë të Kuvendit më datë 18 dhjetor. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.
Gazeta gjermane “Bild” publikoi 10 audiopërgjime për “Dosjen 184”, të cilat trazuan edhe njëherë politikën shqiptare. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas këtyre publikimeve kryeminsitri Edi Rama u shpreh se do të padisë median gjermane. Megjithatë në një reagim në rrjetet sociale, Tiede u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!