Në emisionin e sotëm Opinion u trajtua historiku i fatkeqësive natyrore në Shqipëri. Sizmologu Rrapo Ormeni shpjegoi përse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi megjithëse ai nuk është më i forti i regjistruar në Shqipëri.
Advertisements
“Tërmeti më i fortë i regjistruar është ai i vitit 1979. Ky tani ishte më i frikshmi sepse ne që jemi sizmologë e mendojmë që zgjatja do të jetë 5, 15 apo 20 sekonda. Unë prisja të mbaronte kurse ai vazhdonte. Ishte shumë i gjatë jashtë tipikes. Zgjatshmëria vjen nga thellësia dhe nga madhësia e thyerjes. Sa më i thellë është aq më i gjatë është”, në emisionin Opinion.
Ai nënvizoi se tërmeti bëhet më shkatërrimtar edhe në varësi të truallit dhe se në zonën e Kënetës në Durrës sipas studimeve nuk duhej ndërtuar.
Advertisements
“Dëmtime më të mëdha në toka të buta të ngopura me ujë. Studimi mikrozonik thotë se në zonën e kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar.”
“Në Tiranë”, tha Ormeni, “nuk ka arsye ketë panik pasi është 35 kilometra, këtu vjen 1.5 herë më i ulët. Tirana ka truall më të qëndrueshëm. Magnituda e niveleve maksimal në Tiranë është e vogël”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!