Plane për nesër? Mos nxitoni, ja ç’thonë sinoptikanët

Nëse keni plane për fundjavën, SHMU thotë se edhe moti është në krahun tuaj.

Advertisements

Gjatë orëve të para të ditës moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por me kalimin e orëve do të fillojnë kthjellimet me vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë rënie duke prekur vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 9ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Advertisements

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 11ºC në zonat malore deri dhe 19ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Era do të fryjë e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-5m/s duke gjeneruar valëzim 0-1 ballë.

Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme vendi ynë u ndikua nga masa ajrore të paqëndrueshme duke u shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mestar. Loaklisht reshjet në kohë afatshkurtër kanë qenë edhe me intensitet të lartë.

Megjithatë gradualisht prej orëve të mesditës masat fituan qëndrueshmëri duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Temperaturat e mesditës arritnën vlerat nga 10ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Po babai i vajzës?’, ndjekësja thumbon Rudina Dembacajn në videon e ëmbël me të bijën, aktorja i kthehet keq
Artikulli tjetërUlen ndjeshëm temperaturat, ja zonat ku priten reshje shiu dhe bore