Pas polemikave për Festivalin, RTSH bën ate që nuk pritej për të gjitha këngët pjesmarrëse

Kanë kaluar vetëm 3 ditë nga nata finale e Festivalit të RTSH-së, dhe po të bëni kërkoni në kanalin zyrtar të RTSH, qoftë edhe një këngë që ishte pjesmarrëse në garën për Eurovizion, nuk do t’iu hapet asnjë.

Advertisements

Kjo është parë sëfundmi dhe nuk dihet se pse është bërë kjo “zhdukje” e çdo kënge të artistëve pjesmarrës në festival.

Lista e plotë me këngët e të gjithë konkurrentëve të “Festivalit të Këngës”, që u publikua që prej datës 9 dhjetor, është fshirë nga kanali i RTSH-së në YouTube.

Advertisements

Akoma nuk ka një deklaratë për këtë që ka ndodhur, dhe cili është motivi i fortë që ka shtyrë RTSH-së të fshijë listën e plotë të këngëve nga YouTube.

Kujtojmë që për Festivalin e këtij viti ka pasur shumë polemika, pasi ndërsa u tha që fitoren e kishte të siguruar Elvana Gjata, trofeun e rrëmbeu Arilena Ara.

Tre ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkstr adohet drejt Italisë, kush është fieraku që kërkohej, pjesë e grupit të strukturuar kri minal(Emri)
Artikulli tjetërKur dhimbja kthehet në forcë, i sëmuri me kancer dhe infermierja këndojnë në natën e Krishtlindjes, video-ja u be virale