Familjet e varfëra janë më të prekura nga tërmeti. E tillë është dhe Lumturia nga Manza. Burri ju vetv ra 4 vjet më parë, pasi e pl agosi edhe gruan në d.ehje e sipër.
Advertisements
Tërmeti i mori dhe shtëpinë, duke i lënë katër fëmijët jet imë në mëshirë të fatit. Vogëlushët thonë për mikrofonin e ABC News, se dëshira e tyre është një shtëpi një katëshe, që tërmeti të mos e shembë.
Kjo është shtëpia e Lumturi Gjokës këtu në fshatin Manëz të Vjetër. Varfëria ka qenë gjithnjë prezentë në shtëpinë e saj, pasi burri i ka vd ekur herët dhe i ka lënë katër fëmijët. Por tërmeti i fundit e ka lënë atë në qiell të hapur dhe askush nuk është kujtuar këto pesë ditë nëse ajo është ende gjallë.
Advertisements
Lumturia ka jetuar mes varfërisë gjithmonë, por të paktën ka pasur një strehë mbi kokë. Strehë që tani nuk i ofron më siguri.
“Katër ditë kemi ndenjur jashtë. Shkuam të kërkojmë, as çadër, as ushqim, asgjë nuk na kanë prurë, as nuk ka ardhur kush të na shikojë. Me forcat tona 20 mijë lek plastamas kemi blerë dhe e kemi vendosur jashtë. Fëmijët janë të friksuar, rrinë jashtë, të na ndihmojë për fëmijët të paktën”, shprehet Lumturia.
Fadili, vjehrri i saj 80-vjeçar, kërkon ndihmë, pasi pensioni i tij nuk del për të gjithë.
“Kjo është në rrugë të madhe. Unë nuk ka çfarë të bëj, pensionin që kemi, e ndajmë përgjysmë”, thotë ai.
“Ata që kanë vila përfitojnë, ne nuk përfitojmë”, shton më tej Lumturia.
Vogëlushët, nuk guxojnë të dëshirojnë shumë. Edhe ato dëshira, i kanë të lidhura me tërmetin.
4 vjet më parë, në de hje e sipër, bashkëshorti e pl agosi me ar më zjarri. Duke menduar se e kishte v rarë, ai doli pas shtëpisë dhe vr au veten. Sot, Lumturia i ka mbyllur hesapet me Zotin.
“Fatkeqësi ishte, kështu ndodhi. Kaloi, u bënë katër vjet”, thotë Lumturia.
Vogëlushët shpresojnë që dikush ti shohë, dhe të mendojë për ta!/abcnews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!