Gazetari shqiptar i emisionit italian “Le Iene” i është bashkuar revoltës së medias mbi paketën Anti-shpifje, të propozuar nga kryeministri Rama, e që pritet të miratohet sot në Kuvend.
Advertisements
Kopliku i bën thirrje gazetarëve të mos përpiqen të zgjidhin problemin e kësaj pakete famëkeqe me peticione dhe postime në ‘Facebook’, por me aksione të mirëorganizuara dhe mbi të gjitha përmes sakrificave.
Gazetari sjell në vëmendje historinë e Pjetër Arbnorit i cili sakrifikoi rininë e tij, më bur gje vetëm që fjala dhe mendimi i lirë të triumfonte dhe të merrte vlerën që i takonte.
Advertisements
‘Pjeter Arbnori hyri ne greve urie i vetem ne nje zyre te parlamentit per te mbrojtur lirine e fjales. Ata qe e njohin kete histori e dine shume mire se kjo nisem individuale e Mandeles shqiptar, ka qene ndoshta e vetmja greve e vertete urie, ne te cilen Arbnori rrezikoi seriozisht jeten.
Ky akt ek strem vetesakrifikimi eshte ndoshta nje udherrefyes per te gjithe gazetaret e ketij vendi. Nje shembull sesi problemi i paketes famekeqe antishpifje nuk zgjidhet as me peticione e as me postime ne fb por me aksion te mireorganizuat dhe me sakrifica individuale.
Problemi eshte a jane te gatshem te pozicionohen ajo shumice kolegesh qe (megjithe respektin), jane aq te frustruar nga oligarkia qe drejton mediat kryesore, saqe edhe per tu organizuar ne nje situate te tille dr amatike per te ardhmen e fjales se tyre, me perpara duhet te testojne humorin e pronarit.
Gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile kanë thërritur paraditen e sotme një protestë përpara Kuvendit, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë një përshkallëzim të saj deri në grevë urie’, shkruan Kopliku.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!