‘Njerëzit bërtisnin në rrënoja’, mjekët rrëfejnë çastet e tm errit nga tërmeti: Ja si shpëtuam 17-vjeçarin

Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka treguar momentet e përjetuara teksa ndodheshin në krye të detyrës ditën e 26 nëntorit, kur vendi u go dit nga tërmeti 7 ballësh.

Advertisements

Në një video të shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mjekët e urgjencës kombëtare rrëfejnë çastet që kaluan në terren pranë rrënojave duke tentuar për të nxjerrë të gjallë sa më shumë persona që kishin mbetur nën to.

“Një lumë telefonatash, 100, 200 edhe përnjëherësh. Një nga infermierët e dëgjoja për një pallat të shembur në Thumanë, dikush tjetër pallat në Durrës 6-katësh”, tregon Dr. Eraldo Xhelili.

Advertisements

Dr. Juna Hutaj ishtë në krye të detyrës bashkë me kolegët dhe tregon për momentet kur banorët po nxirreshin nga rrënojat.

“Ishim pjesë e shërbimit të turnit të natës. Telefonata e parë ishte në Thumanë, një persona me informonte për shembjen e një pallati,”-thotë njëri prej tyre.

Ndërsa një tjetër doktoreshë tregon përballjen e parë me grumbullin e rrënojave të shtëpive që ishin shembur e kishin zënë banorët brenda.

“Tek pallati 6-katësh nga brenda dëgjonim një zë. Herë pas here stafi i ynë mjekësor duhet të futej brenda. Kishte nevoje për oksigjen, kishte nevojë për likide. Ishte distancë shumë e thellë, rreth 5 metra”, rrëfen doktoresha.

Dr. Eraldo Kushta, një tjetër pjesëtar i ekipit të urgjencës kombëtare tregon: Në momentin e parë që vajtëm atje ishte një ka os total. Njerëz që bër tisnin, familjarë, dëgjonim familjarë. Dëgjonim zëra që thoshin vila kishte 4 kate dhe në shikonim vetëm një grumbull me materiale.

Ndërsa Dr. Skënder Brataj, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore rrëfeu momentin e shpëtimit të një të riu në zonën e Kënetës.

“Me një nga ekipet që kishim çuar tek këneta po asistonim dhe po dëgjonim poshtë rrënojave kërkesa për ndihmë të 17 vjeçarit, që për fatin e mirë pastaj duke punuar me duar për 6 orë rrjesht në bashkëpunim mundëm që ta shpëtonim 17 vjeçarin dhe e sollëm drejt spitalit të Trau mës. Momenti i daljes së tij kuptohet është jeta që fiton mbi çdo gjë”, rrëfen Brataj.

Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vd ekur, 913 të pla gosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fa tkeqsia e tërmetit.

#UrgjencaKombëtare🚨Heronjtë e heshtur të #ShqipërisëSolidare🙏🏼

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 14. Dezember 2019

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ma vr anë vajzën”, mamaja e Rezartës akuza të rënda, ja çfarë iu bën vëllai krushqve
Artikulli tjetërMjekësia Ligjore zbardh arsyen e vde kjes së vajzës, por hedh dyshimet e forta për mangallin në dhomë