“Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi”/ Gold AG-Ramës pas takimit me Vuçiç

Reperi nga Kosova, Arian Agushi ose siç e njohim ndryshe, Gold shumë i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale. Këngëtari ka shkruar disa vargje, ku i drejtohet i revoltuar kryeminstrit Edi Rama, lidhur me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç pasditen e djeshme në Shqipëri.

Advertisements

Postimi i plotë i Gold AG në Facebook:

“Edi Ramë o Edi Ramë e prite shkaun në Tiranë,
A harrove që Kosova atë Shqipni e thërret nanë.

Advertisements

Edi Ramë i vure pikë e prite shkaun me muzikë,
Në këtë natë krejt Kosovës mbrapa shpinës i vure thi kë.

Edi Ramë o Edi Ramë athu kush xhepat ti mbushi,
Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi.

Edi Ramë o Edi Ramë mjer Shqipnia e mjerë shteti,
Je bo si ai personazhi “Me vlla n’gjyq me baxhanak n’deti”

Edi Ramë mendo pak se ai fëmijët na i v rau n’prag,
Shiko kur i flet për dore mos po ta bënë dorën me gj ak.

Edi Ramë mjerë për ty Edi Ramë mjerë për ne,
Thuj shkavellit kur t’nis himni mos t’çohet n’kam por le t’hin n’dhe.

Edi Ramë o mjekërr bardhë n’pikë t’mëngjesit t’kemi ardhë,
Por si duket puna jote po na del bisht me dardhë.

Edi Ramë o Edi Ramë bëj çka dush kur nuk ke marre,
POR DIJE QË S’TA BËN HALLALL GJA KU I FMIVE NËPËR VA RRE”.

Vuçiç erdhi pasditen e djeshme në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit të Tretë të Minishengenit Ballkanik. Ai u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e konsiderojnë një tradhëti këtë nismë pa pjesëmarrjen e Kosovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nëse e mendojnë tra gjedi nacionale, për mua janë idiotë’, Muç Nano apel te forte Berishës, Ramës, Bashës, Metës e Kryemadhit
Artikulli tjetërI mori jetën dy personave, Martin Skëndaj ha bit në Gjykatë: Tregon pse e bëri(Momenti kur hyn ne sallë duke qarë)