Mjekësia Ligjore zbardh arsyen e vde kjes së vajzës, por hedh dyshimet e forta për mangallin në dhomë

Dy ditë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë Olsi Hajdari, tashmë në një gjendje të mirë shëndetësore ka lënë spitalin dhe ka folur për herë të parë se çfarë ndodhi në dhomën e tyre të gjumit.

Advertisements

Sipas 27-vjeçarit ai pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit.

Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.

Advertisements

Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar. Duket se këtë variant e konfirmon edhe Mjekësia Ligjore. Të pyetur nga Gazeta Shqiptare, Mjekësia Ligjore ka pohuar se hel mimi i çiftit ka ndodhur nga monoksidi i karbonit. Ndërkaq nga ana tjetër familjarët e Rezarta Xibrrakut kanë bërë një denoncim në polici. Nëna e të resë, këmbëngul se Rrezartën e kanë he lmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.

“Vajzën ma he lmuan. Duam te zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”-tha Suzana Xibrraku. Nga ana tjetër, i vëllai thotë se nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi, ndërsa edhe ai gishtin e fajësisë e drejton tek familjarëtt e Olsit Hajdarit. “Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më he lmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”-tha i vëllai, Reshit Xibrraku. Burimi: Gsh.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Njerëzit bërtisnin në rrënoja’, mjekët rrëfejnë çastet e tm errit nga tërmeti: Ja si shpëtuam 17-vjeçarin
Artikulli tjetërMes lotësh i jepet lamtumira e fundit Rezarta Hajdarit, ende mister vd ekja e saj(VIDEO)