Sot është dita e dytë që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic ndodhen në Shqipëri në kuadër të konferencës së ‘Mini Shengenit’ Ballkanik.
Advertisements
Mëngjesin e sotëm tre liderwt e Ballkanik dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar qytetin e Durrësit. Kryeministri Rama i ka njohur liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me dëm et e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë kësaj të shtune në orën 10.00, do të zhvillohet “Sesioni i liderëve”. Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Ndërsa në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.
Advertisements
Takimi i radhës në Tiranë, vjen pas atij të Novi Sadit të Serbisë që ishte i pari dhe Ohrit në Maqedoni, por këtë herë risi është fakti që i është bashkuar edhe presidenti i Malit të Zi duke zgjeruar hartën e vendeve që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!