Avokati Sparkta Ngjela ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama është lolo dhe se po përdoret nga Serbia.
Advertisements
Teksa ka folur për “Mini-Shengenin Ballkanik” , Ngjela në RTV Orannews ka theksuar se Rama po përdoret nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një kohë që ky i fundit po ar matoset për të su lmuar Kosovën.
“Si e ka tregtinë me Serbinë? Nuk e dimë. Kush janë ekspertët që kanë treguar se fiton apo humbet Shqipëria nga një hapje e tillë? Dhe më e rëndësishme është që Kosova nuk pranoi. Kosova kishte të drejtën e saj. Por si komentoni kryeministrin që thotë se Kosova gaboi kur Serbia nuk e njeh Kosovën. Po të mos të njohë është gjendje luf te, çfarë Shengeni do ketë me Kosovën? Që të hyjë si të dojë dhe të krijojë tension dhe destabilizime në Kosovë dhe Shqipëri. Këtë kërkojnë ata. Ky kryeministër, më mirë ta trajtojmë si lolo sesa si të poshtër. Unë po e trajtoj si lolo, si lolo kryeministër. Pse konsiderohet i tillë? Sepse Serbia po ar matoset. Nga kush trembet? Por jo vetëm Serbia po ar matoset, politika amerikane po kërkon të a rmatosë Kosovën. Kush është ky? Lolo kryeministër. Ç’është ky Shengen që bën ky kur këta përgatiten për lu ftë? Kosova përgatitet për mbrojtje. Pse a rmatoset Serbia? Është lolo kryeministër që nuk shikon këtë por thotë do bëj Shengen.”, u shpreh Ngjela.
Advertisements
Ai shtoi më tej se fakti që Kosova e sheh si të dëmshme minishengenin rrezikon Ramën si kryeminsitër.
“Në këtë Shengen nuk hyn Kosova. Dhe fakti që Kosova e shikon si të dëmshme për të, ky rrezikon si kryeministër. Ka marrë fund. Rrezikohet për të qenë kryeministër. Nëse Kosova e nxjerr non grata, nëse Parlamenti i Kosovës bën rezolutë kundër tij nuk mund të jetë më kryeministër. Për çfarë e duam si kryeministër? Për broçkulla, një njeri pa zyrë që bredh mbas tërmetit. Ka të drejtë ta bëjë Kosova këtë, të shikojmë çfarë do bëjë mazhoranca. Nëse e kupton dhe bën sikur nuk e kupton do të dëmtohet shumë PS.”, tha ai.
Dy ditë më parë në Tiranë u zhvillua takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.
Sot nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Edhe kryedemokrati Basha ka dalë kundër “Mini-Shengenit Ballkanik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!