Mesazhet e forta e të Dërguarit të SHBA në Tiranë: Mos u ktheni kurrë në një shoqëri pa media të lirë

Daniel Koski i ngarkuari me punë nga ambasada e SHBA, ka dhënë sot mesazhe të forta për lirin e fjalës.

Advertisements

Në fjalën e tij në konferencën e organizuar sot nga Avokati i Popullit me temë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”, tha se diktarorët duan të mbysin lirine fjalës.

Koski u shpreh se në SHBA fjala është e lirë dhe të gjithë mund të japin mednimin e tyre, prandaj ecën demokracia. “Zgjidhja ndaj urretjes janë më shumë lapsa, se goma. Liria e fjalës ushqen më shumë ide, qasje të paparashikuar më krijuese për një çështje. Prodhon zgjidhje më efikase për problemet që sfidojnë shoqëritë. Fjala e lirë është valvula e sigurisë së shoqërisë, shtoi me tej Koski.

Advertisements

FJALA E PLOTË

Këto ligjërta mund ti japin zë frikës, zemërimit dhe urrejtjes. Fjalët mund të çojnë në dhu në. Ekziston një kufi midis ligjeratës së pranueshme dhe ligjëratës së papranueshme, por është e vështirë që të hiqet një vijë kufiri. Ne jemi mbledhur për të debatuar mbi atë vijë dhe rolin e zyrës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe përcaktimin e këtyre kufijve. Jam mirënjohës që tu ofroj pikëpamjen e SHBA-së për lirinë e fjalës dhe për të bërë një kërkesë në mbrojtje të saj. Në vendin tonë liria e fjalës erdhi në jetë pas Revolucionit Amerikan, kur bëmë një premtim publik për ta mbrojtur fjalën e lirë me kushtetutë.

Prej ditës kur boja u tha në atë dokument, ka pasur shumë keqkuptime sidoqoftë angazhimi amerikan për të mbrojtur lirinë e fjalës është i palëkundur dhe madje e shtrijmë atë mbrojtje edhe ndaj të shprehurit të çuditshëm, të folurit qartësisht të pasaktë, dhe fjalëve fyese dhe të pamenduara. Por pse?

Në besojmë se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe urrejtjes është arsyetimi racional dhe nëse gjuha e urrjetjes është helm dhe e tillë është, arsyetimi është kundërhelmi. Nëse diskutoni se ku duhet hequr viza drejt fjalës së mbrojtur dhe të pambrojtur, ju lutem të kujtoni se përgjigja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë dhe jo më pak.

Zgjidhja ndaj urretjes janë më shumë lapsa, se goma. Liria e fjalës ushqen më shumë ide, qasje të paparashikuar më krijuese për një çështje. Prodhon zgjidhje më efikase për problemet që sfidojnë shoqëritë. Fjala e lirë është valvula e sigurisë së shoqërisë. Në fund edhe të debateve më të diskutueshme publike mbi temat më të kundërshtueshme, anëtarët e një shoqërie të lirë mund të largohen duke e ditur se kishin një mundësi për të thënë fjalën e tyre pavarësisht përfundimit. Demokratët e Athinës krijuan një qeveri të bindjes, të arsyetimit racional, një qeveri të fjalës. Fjala e lirë është fryma e demokracisë, mb yte atë, ndërprite rrjedhën e saj dhe trupi politik mund të vde së.

Nga ana tjetër fryma e mos pajtimit ka fuqinë për të tronditur një shtet policor. Kjo është arsyeja se pse diktatorët kërkojnë të shtypin zërat kritikë, ato mund të mbijetojnë vetëm nëse mohojnë fjalën e lirë të popullit të tyrë. Kur ato e privojnë shoqërinë e tyre nga oksigjeni që është fjala e lirë, demokracia vuan dhe kalbet.

Shqipëria u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë sesi është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuar atë fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri ku një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në bu rg. Ju nuk duhet të ktheheni kurrë në atë shoqëri.

Liria e fjalës nuk është liçensë për të thënë çfarë të duash pavarësisht nga pasojat. Edhe ne në SHBA vendosim kufi mbi të ashtëquarturat fjalë luftuese dhe forma të shprehjes që çojnë në dhu në. Por kufijtë përcaktojnë shoqëritë çfarë ato tolerojnë dhe çfarë ato kanë frikë. Në Amerikanët mbrojmë fjalët kritike, të çuditshme dhe fyese sepse tolerance është shenjë e forcës tonë. Duke lejuar fjalën fyese përveç rasteve ekstreme ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve. Nuk është thjeshtë të përcaktosh kufirin midis fjalës së pranueshme dhe fjalëve që provokojnë dhu në, prandaj jemi këtu për të shqyrtuar kufijtë e fjalës së lirë. Unë dhe Shtete e Bashkuara ju kërkojmë që ta vendosni atë kufij të gjerë dhe pa frikë.

Sot në Tiranë është mbajtur një konferencë e organizuar nga Avokati i Popullit me temë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”. Në konferencë mori pjesë, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, i dërguari me punë i SHBA, Daniel Koski si dhe drejtues të tjerë institucionesh. Të pranishmit në fjalën e tyre theskuan rolin e medias në demokraci dhe kërkuan që ajo të jetë e lirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEleni Fouriera tregon hapur të preferuarën e saj në “Festivalin e këngës”
Artikulli tjetërDenoncimi, “tha të vërtetën për tërmetin dhe dëmet e tij, pedagogu shkarkohet nga detyra”/ EMRI