Mbërritën të parët në Thumanë/ Grekët: U sho kuam, kurrë nuk kishim parë diçka të tillë

Disa prej anëtarëve të ekipit të kërkim-shpëtimit nga Greqia që erdhën të parët në vendin tonë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, kanë folur për mediat në vendin e tyre për situatën në momentet e para kur tërmeti sapo kishte rënë.

Advertisements

Mediat greke shkruajnë se, menjëherë pas tërmetit qendra koordinuese e Brukselit ka dërguar sinjal urgjent ku paralajmëronte Greqinë për mision ndihmues të menjëherëshëm në Shqipëri. Spyros Karoubis , Konstantinos Tsakiris dhe zjarrfikësit Vassilis Gerokostas de Evangelos Alexandris janë ndër 26 anëtarët që u përgatitën më urgjencë për tu nisur në vendin tonë.

Ai ka thënë se janë sho kuar kur kanë shkuar në rrënojat e një pallati 5 katësh pasi kanë parë që nuk kishte kolona të mirëfillta, por ato ishin bërë me tulla.

Advertisements

“Shoku i parë që kaluam ishte kur morëm vesh që ndërtesa nuk kishte kolona çimentoje. Kolonat ishin prej tulle. E gjithë ndërtesa ishte në” ajër “dhe natyrisht u shemb. Unë kurrë nuk kisha parë një ndërtim të tillë më parë”, ka thënë Spyros Karoubis.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLagjet e reja qe do ndërtohen, ja çfarë paralajmëron Rama për të ‘5 Maji’ në Tiranë
Artikulli tjetërHumb mundësinë të bëhet pjesë e ‘Italia1’, ja kush e pengoi Kejvina Kthellën (Foto+Video)