Në të gjithë këtë tra gjedi, më pikëlluese është humbja e 8-vjeçares, Esiela. Gazetari Taulant Kopliku ka shkruar një letër prekëse, sikur Esiela ta kishte shkruar për prindërit e saj.
Advertisements
Natë e çuditshme sonte. S’po kam gjumë. Qindra mendime po më vijnë në kokë. Mendime nga më të ndryshmet, siç i ndodh shpesh të gjithë moshatarëve të mijë.
Ah, se harrova të prezantohem. Jam Lea, 8-vjeçe, nga qyteti më i bukur në botë që quhet Durrës. Unë shkoj në klasën e tretë dhe jam shumë, shumë kurioze. Pyes pafund për gjithçka ndodh përreth meje. Shpesh herë mami mërzitet nga pyetjet e mia të njëpasnjëshme, por në fund dorëzohet dhe me jep përgjigje. Babi nuk mërzitej asnjëherë. Eh, babi im. Ai ishte më i miri i Durrësit. Pse jo, me i miri i botës. Ka tre vite që ai është në qiell. Nga atje më shikon çdo ditë dhe më dërgon puthje. Edhe unë ia kthej. Çdo ditë kur hyj në shkollë, i dërgoj një puthje me duar.
Advertisements
Shpesh herë mami me thotë se jeta është plot ngjyra të bukura e se unë sa më shumë do të rritem, aq më shumë ngjyra do të shtohen. Ashtu siç i ka ndodhur asaj, që tashmë e ka jetën me të gjitha ngjyrat e botës. Mua mes tyre, kuptohet. Në të vërtetë, nuk është krejt kështu. Ajo qan e mërzitet shpesh. E dëgjoj nganjëherë kur flet me shoqet dhe thotë se jeton vetëm për mua.
Sa shume mendime paskam sonte. Mami po fle këtu pranë meje. Sa e bukur është. Të gjithë e thonë këtë. Por kjo bukuria që po fle këtu është vetëm e imja. Duhet ta dini edhe ju këtë. I afrohem dhe e përqafoj. E shtrëngoj dhe e puth te buza!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!