“Ma skara e mashtrove vajzën dhe e çove në”, aktori i “Njerëz dhe fate” tregon sesi e gjuajti me çantë e moshuara në rrugë

Artion Vreto i cili është njohur për herë të parë nga publiku shqiptar në filmin e njohur shqiptar “Njerëz dhe Fate” ku luante edhe rolin e një trafikanti.

Advertisements

Sot Vreto mban postin e sekretarit të Federatës së Aerodinamikës, por njerëzit vazhdojnë ta përcaktojnë akoma në bazë të rolit që ai kishte në film.

Teksa ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në “Rtv Ora”, aktori ka shpjeguar se njerëzit duke marrë shkas nga roli në film, u ka krijuar idenë njerëzve se edhe në jetën reale është një trafikant.

Advertisements

“Isha student gjatë asaj kohe dhe me atë kast aktorësh isha pjesë e atij seriali që më ka bërë të mësoja shumë, të kuptoja shumë. Në atë kohë punoja te Vizion Plus. Po shkoja në punë, në këmbë ashtu në llucë siç ishte aso kohe në Don Bosko. Po shkoja për të pirë një kafe dhe ndërkohë po transmetohej “Njerëz dhe fate”. Ishim me Arben Derhemin. Një plakë më gjuan me çantë dhe fillon të më shajë: “Ma skara, i poshtër! Ngela unë. Ishte ora 9:30 e mëngjesit. Se kuptova se çfarë kishte. “E mashtron vajzën dhe e çon …” O nona i thashë hajde të keqen e të jap një kafe, por është film. Çfarë filmi mo ma skara? I dhashë një ujë që ta qetësoja dhe më pas i tregova se nuk jam aq i keq sa duhem”. Kjo tregon se roli është realizuar dhe për këtë jam krenar,”- është shprehur Vreto.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush do e drejtojë SPAK-un? Ja tre kandidatët që do pyeten nesër
Artikulli tjetërPl as sherri brenda PD-së në Tiranë, anëtarët dhu nojnë brenda në lokal djalin e Minarollit dhe dy të tjerë(Detaje)