Lejoi nxënësit të bënin provim në shkollë një ditë pas tërmetit, drejtoreshës së gjimnazit Sami Frashëri i ndodh e papritura

Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri Teuta Dobi është shkarkuar nga detyra një ditë më parë.

Advertisements

Shkak është bërë lejimi i nxënësve të futeshin në shkollë për të zhvilluar një provim në lëndën e gjermanishtes në datë 27, vetëm një ditë pas tërmetit tr agjik të së martës së shkuar.

Shkolla Sami Frashëri është edhe një ndër shkollat më dëme më të mëdha në kryeqytet si pasojë e tërmetit. Prej disa ditësh asaj i është vënë edhe shiriti, pas inspektimit nga inxhinierët e ndërtimit.

Advertisements

Godina pësoi dëmtime serioze, më së shumti në katin e tretë të godinës, aty ku ka rënë dhe tavani, ndërkohë që me nisjen e procesit mësimor është parashikuar që nxënësit e saj të transferohen në gjimnazin Sinan Tafaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI dashuri e “mban ne ajer” Gentën, mes tollombaceve dhe trëndafilave të kuq këngëtarja pozon se ksi me pamje nga dritarja(FOTO)
Artikulli tjetërEdy Reja lë kombëtaren kuqezi? Trajneri italian drejt gjigantit evropian