Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Të behen dosjet e pallateve që do të shemben. Deri ditën e hënë të jetë plani i punës në tavolinë. Kombinati dhe për pastrimin e inerteve ta bëjnë kompanitë me kontribut. Në Durrës kjo është vënë në vijë. Të fillojmë pa humbur kohë edhe transformimin e fushës në Porto Romano. Brenda Dhjetorit të mbyllen dhe të mos shkojnë më plehra në Porto Romano. Është momenti të mbyllet edhe pl aga e madhe e maleve të Krujës, të fashohen”.
Advertisements
“Në seancën e 19 Dhjetorit duhet të përcaktojnë një klauzolë në ligjin anti shpifje që besoj do të hyjë në 19 Dhjetor. Shpifja në gjendjen e jashtëzakonshme është e dënueshme, duhet të jetë e super dënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike si kjo që kaluam janë kri minale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal se po bie spitali, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit për të ikur me vrap. Por spitali nuk kishte asgjë. Këto gjëra duhet të dënohen fort” tha Rama.
Rama: Brenda 19 Dhjetorit ligji special për rindërtimin, duhet ta koordinojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit
“Klotilda Ferhati, Etilda Gjonaj dhe Edlira nga Kryeministria duhet të kenë sa më shpejt draftin e ligjit të posaçëm për rindërtimin. Është koha e shkurtër, e di, por ju lutem që në 19 dhjetor në seancën e fundit të çojmë ligjin e posaçëm për rindërtim. Nuk mundet që rindërtimi të bëhet me procedura normale, prandaj është e rëndësishme të kemi një ligj të posaçëm për rindërtimin, duhet ta koordinojë si agjenci Fondi Shqiptar i Zhvillimit” tha Rama.
Advertisements
Lagjet e reja, Rama: Te ‘5 Maji’ në Tiranë mund të ketë një KÇK të vogël, të pastrohet…
“Laçin ia kemi besuar kompanisë turke për ndërtimin e 500 apartamenteve. Tirana në lagjen e “5 Majit” duhet rishikuar në funksion të situatës, një plan i parë që kemi pasur të bëhet gati nëse ka nevojë për disa prishje apo shpronësim, te i famshmi kompleks i superbetonit, është pronë shteti, por mund të ketë një KCK të vogël atje, të pastrohet. Në Kombinat të shikohen edhe ato pallatet sovjetike” tha Rama.
Rama: Kush ndërton shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 mln lekë në dorë
“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte. Thjeshtë një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale. Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat. Shtëpitë indiviuuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë”.
Rama: Në Durrës po hetohen 60 kompani! S’kemi fuqi punëtore për rindërtimin
“Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve, në Durrës janë 12 kompani, unifikoni procedurën me Tiranën, për 24 orë të jepet leja, por plani i supervizionimit të jetë i joni. 60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të ndërtuara, 12 janë gati, një apel të tjera që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces. Hetimi vijon. Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet. Nuk ka asnjë provë që fshihet të gjitha vendngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumenteve, provave, fotografimi, etj. Duhet bërë edhe lista e kompanive që përmbushin parametrat e sigurisë që do të jenë pjesë e shortit për ti ftuar më pas në programimin e rindërtimit. Ky program kërkon një fuqi punëtore të madhe. Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrim edhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!