Gjendet e paj etë një 37-vjeçare shqiptare në një pyll në Francë.
Advertisements
Bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse se ksi. E reja u gjet e v rarë në një park në Mougins. Trupi i saj ishte pjesërisht i djegur dhe i zhv eshur.
Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e vik timës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.
Advertisements
“La provence” shkruante se një person është arre stuar dhe ndodhet në parabu rgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Aktualisht policia po heton.
Kanë qenë familjarët e vik timës ata që kanë kontaktuar me “BalkanWeb” ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mi tur, 3 vjeç. Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin. “Lajmin e hidhur e morëm vesh nga mediat. Nuk dinim gjë. Jemi të shokuar. Tani kemi hallin e djalit që ka ngelur në Francë. Na ka rënë një hall i madh, aq më tepër kur nuk kemi mundësi financiare. Jemi keq ekonomikisht, nuk e sjellim dot trupin e vajzës në Shqipëri. I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë të na sjellë trupin e Brunildës, por dhe djalin e vogël.”, -thanë familjarët./BW
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!