‘Kush beson nuk shpif’, Rama nuk heq dorë nga anti-shpifja as në mëngjes (FOTO)

Kryeministri Edi Rama tashmë e ka kthyer në një rutinë nisjen e mëgjesit me ‘Fjalët e shenjta’.

Advertisements

Ditët e fundit, ai i është rikthyer shpifjes, temë kjo që shkaktoi shumë debate javën e kaluar pas miratimit në Kuvend të paketës anti-shpifje.

Mëngjesin e sotëm, Rama e ka nisur me një citat nga Profeti Muhamet: ‘Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla’.

Advertisements

Kujtojmë që paketa antishpifje është kundërshtuar nga shoqata të ndryshme të gazetarëve dhe nga ndërkombëtarët. Rreth një javë më parë, gazetarët protestuan për tre orë kundër ‘paketës antishpifje’.

Sipas tyre kjo paketë nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArsyet e forta pse duhet të hani kos në mëngjes, ja vlerat fantastike për shëndetin
Artikulli tjetërEuronews: Kosova ende pa kryeministër të ri, mundesia të shkojë në zgjedhje të reja