Kujdes ngricat, ja çdo ndodhë te premten. Çfarë thonë sinoptikanët

Java nisi me reshje shiu të herëpashershme dhe në majat e maleve në veri e verilindje pati edhe reshje bore orët e fundit.

Advertisements

Por siç parashikon SHMU, prej pasdites së të hënës, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin kthjellimeve.

Në zona të izoluara malore, gjatë së enjtes e së premtes parashikohet borë e dobët.

Advertisements

Kjo situatë, do të pasohet nga rënie graduale e temperaturave, që do të kulmojnë të premten. Duhet patur kujdes në zonat malore nga ngricat.

Era e vrullshme, do të jetë e pranishme gjatë së hënës në zonat bregdetare dhe në alpe me drejtim kryesor nga veriperëndimi.

Më tej, era do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdetin jugor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArre stohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë, momentet flagrante kur kapen mes errësirës në Madrid(Video)
Artikulli tjetërMelinda “tërbon” ndjekësit me veshjen transparente(Foto)