Autoritetet në Uruguaj kanë sekuestruar 4,4 ton kok ainë, ton, ngarkesa më e madhe e kapur në historinë e këtij vendi, me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë.
Advertisements
Kok aina, e konstatuar nga skaneri, u konfiskua në një operacion të përbashkët midis oficerëve të marinës dhe doganave në portin e Montevideo.
Ko kaina ishte fshehur në katër kontejnerë me miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togo. Uruguaji konsiderohet si një urë tranzit për dr ogën nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë.
Advertisements
Rekordi i mëparshëm ishte në nëntor, kur autoritetet zbuluan një kontenier me tre ton kok ainë po në portin e Montevideo
Zëdhënësi i portit u tha gazetarëve se në kontenierin e parë ishin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila. Kontenierët do të ngarkoheshin në anije që do të shkonin në Itali, bëjnë të ditur mediat vendase.
Ende nuk dihet origjina e kok ainës ndërkohë që ministri i Brendshëm njoftoi arrestimin e pronarit dhe djalit të tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!