Ndonëse ka kaluar një javë që nga tërmeti i 26 Nëntorit, ai vazhdon të jetë tema kryesore si në realitet ashtu dhe në rrjetet sociale.
Advertisements
Së fundmi, këngëtarja e njohur Greta Koçi është pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse është trembur nga kjo kat astrofë natyrore dhe përgjigja e saj ka qenë shumë e drejtpërdrejtë.
‘A je trembur nga tërmeti Greta?’, i ka shkruar ndjekësi.
Advertisements
Greta ka treguar se njëjtë si të gjithë, dhe ajo e ka përjetuar me frikë.
Më tej këngëtarja shprehet se me rëndësi është të vazhdosh përpara kur jeta të për plas me vështirësi.
‘A pati ndonjë njeri që nuk u tremb? Ditë të vështira, dhe ditë që të bëjnë të reflektosh dhe të kuptosh se në fund të fundit jemi njerëz, jemi të përkohshëm, jemi të vegjël para Zotit. Me rëndësi është të vazhdojmë jetën, pa lakmuar shumë, pa u bërë të ngushtë në shpirt. Të jetojmë me dashuri për vetën, për familjen, duke besuar se Zoti do të na sjellë ditë të mira’, është përgjigjur Greta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!