Origjina e pemës së Vitit të Ri është disi e paqartë, megjithatë ka disa histori të ndryshme në lidhje me këtë.
Advertisements
Sipas librit të Fabiola Marchet “Leggende e superstizioni svelate”…
Pema e parë mendohet se është përdorur në kohën e Egjiptit të lashtë, por nuk bëhej fjalë gjithsesi për një pemë të mirëfilltë. Bëhej fjalë për një piramidë druri të mbuluar nga një disk diellor. Një burrë (të dhënat e tij nuk dihen) u mahnit nga kjo piramidë dhe mendoi të sillte një prototip edhe në Europë. Në disa vende si ato gjermanike dhe skandinave.
Advertisements
Ky objekt u përdor si një simbol i ekuinoksit dimëror dhe për pasojë edhe e festimeve që zhvilloheshin në atë kohë. Disku diellor ju kujtoi atyre diellin, i cili në dhjetor do të ishte më i dukshëm duke e bërë ditën disi më të gjatë. Kjo është një nga historitë që lidhen me traditën e vendosjes së pemës, e cila ndryshoi vazhdimisht deri në ditët tona.
Pema e parë e vërtetë u dekorua në vitin 1605 në një park në Strazburg. Fillimisht mendohet të jetë zbukuar me mollë dhe ëmbëlsira nga tavolinat e festimeve të asaj kohe. Një tjetër legjendë e lidh përdorimin e pemës së parë të vërtetë me zbukurimin për herë të parë nga një dukeshë gjermane dhe kjo daton në vitin 1611.
Popujt antikë e adhuronin bredhin dhe e përdornin shumë gjatë festave duke qënë se qëndronte gjithmonë jeshil dhe për pasojë simbolizonte jetëgjatësinë. Madje u arrit të mendohej nga Vikingët se kishte fuqi magjike duke qënë se nuk i humbnin gjethet edhe në temperatura të ulëta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!