Aktorja shqiptare Adriana Matoshi gjatë një intervite në emisionin “NIN” ka treguar se kur ishte shtatzënë kishte mësuar se kishte tumor.
Advertisements
Matoshi ka treguar se në vitin 2012 u diagnostikua me tumor dhe mënyra si e mori vesh ishte e dhimbshme.
Ajo ka treguar:
Advertisements
Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor. Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm. Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit.‘‘
Po ashtu aktorja ka treguar se për të kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë, për të por arriti t’i kalonte të gjitha me sukses. Së fundmi, ajo ka treguar se për shkak të rolit që pati në filmin ‘‘Zana” ka pasur ankthe dhe ka shkuar për dy muaj në një psikolog derisa sa e ka kaluar edhe këtë periudhë të vështirë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!